Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata shqiptoi dënimet e para në rastin “Lagjja e Trimave”

Gjykata shqiptoi dënimet e para në rastin “Lagjja e Trimave”

Pas pauzës 30 minutëshe gjykatësja ka vazhduar seancën për rastin e Kumanovës, duke njoftuar se ka sjellë vendim për dënim të avokatëve Naser Raufi, Bujar Dardhishta dhe Mefail Arsllani me nga 1.200 euro.
Sipas gjykatëses me lëshimin e seancës ata kanë ofenduar gjyqin dhe kanë bë pengesë për vazhdimin e procesit gjyqësor. Gjykatësja njoftoi se avokatët Raufi dhe Dardhishta do të paguajnë edhe harxhimet për seancën e sotme. Pas kësaj u ndërpre seanca dhe u shty për 8 mars.

Burime në gjykatë kanë thënë se harxhimet e përgjithshme pët seancën e sotme që duhet ti paguajnë Raufi dhe Dardhishta mund të arrijnë nga 40 mijë deri në 100 mijë euro. Avokatët janë solidarizuar me Raufin dhe Dardhishtën, duke paralajmëruar protestë dhe kumtesë të përbashkët kundër këtij vendimi të gjykatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *