Home / Kryesoret / Gjykata Themelore: Grujoski të paraqitet në Gjykatë

Gjykata Themelore: Grujoski të paraqitet në Gjykatë

Gjykata Themelore Shkupi 1 vërtetoi se Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale publike për dhënien e urdhrit për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, Goran Grujoski.

“Në pajtueshmëri me Ligjin për Prokurori Speciale Publike e parashikuar në nenin 5, qëndrimi 1 dhe nenin 2, qëndrimi 1, kjo Prokurori, ka kompetenca të kufizuara e cila nuk del nga kërkesa për dhënien e urdhrit për kontroll dhe arsyetimin e të njëjtës.

Në pajtueshmëri me nenin 17 qëndrimi 1 nga Ligji për procedurë penale, del se parakusht që gjykatësi me procedurë paraprake të veproje sipas kërkesës së kësaj prokurorie është që ky rast të jetë nga përmbajtja konkrete e ndjekjes së pazakonshme të komunikimeve.

Nga kërkesa për dhënien e urdhrit për kontroll ku përmendet se urdhri kërkohet për gjetjen e gjurmëve të veprave penale dhe lëndëve, fillimisht është e patjetërsueshme që të vërtetohet autorizimi i Prokurorisë Speciale Publike se lëndët konkrete që do të dalin nga kontrolli janë të lidhura me përmbajtjen e ndjekjes jo ligjore të komunikimeve. “, thuhet ndërmjet tjerash në komunikatën e Gjykatës, transmeton TetovaSot.

Si dhe shtohet se Gjykata e fton personin në fjalë që sot të paraqitet para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *