Home / Lajme / Maqedoni / Godet Katica Janeva: Të gjitha zgjedhjet nga viti 2011 janë jo legjitime

Godet Katica Janeva: Të gjitha zgjedhjet nga viti 2011 janë jo legjitime

Prokurorja Speciale Katica Janeva jep goditjen e radhës. Të gjitha zgjedhjet që nga viti 2011 e deri tani janë jo- legjitime. Janeva thotë se ka dëshmi që e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Gjorge Ivanov, deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Me dëshmitë që ne kemi, të cilat në masën 80 për qind dëshmojnë akuzën me të cilën synojmë në të ardhmen ta rrisim. Vlerësojmë se vet zgjedhja e presidentit dhe gjykatësve kushtetues mendoj se të gjithë këto janë institucione jo-legjitime dhe duhet ta respektojnë Prokurorinë speciale në hetimet për ta konfirmuar vërtetësinë”, tha Katica Janeva, prokurore speciale.

Janeva thotë se lënda Titanik po zgjerohet me të dyshuar të rinj dhe aspak nuk ka frikë nëse akuza do të pranohet nga Gjykata. Atje, tha ajo, do të ketë një betejë të posaçme. Këtë deklaratë Janeva e dha ndërsa ishte e ulur në të njëjtën tryezë me prokurorin publik Marko Zvërlevski në tribunën në të cilën mysafire ishte prokurorja speciale e Rumanisë, Laura Kodruta Kovesi. Janeva pyeti drejtpërdrejtë Zvërlevskin pse nuk mund t’i marrë dëshmitë e rastit “Puçi” dhe dosjen për “Magjar Telekom”.

“Sa i përket rastit “Magjar Telekom” kolegu im i nderuar nuk tregoi se lënda ndodhet në Këshillin e Prokurorëve publik, ja unë do t’i parashtroj pyetje pse e ka dorëzuar atje?”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Zvërlevski iu referua frazës së njohur- në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.

“Prokuroritë publike që veprojnë në lëndët e kërkuara nga Prokuroria Speciale, i respektojnë ligjet dhe në përputhje me ligjet që vlejnë në Maqedoni, u drejtuan në Këshillin e prokurorëve publik për të vendosur mbi ligjshmërinë e veprimit në kuptimin e kërkesës së më shumë lëndëve. Vendimi i takon Këshillin dhe këshilli si i tillë duhet të veproj për këtë”, u shpreh Marko Zvërlevski, prokuror publik.

Zvërlevski lëvdoi punën e Prokurorisë së tij, se në nivel vjetor ka mbi 15 mijë kallëzime penale, ndërsa suksesi i akuzave është 93%. Ai tha se nuk është e saktë që Prokuroria nuk ka besim te qytetarët, pavarësisht faktit që sektorin për krim të organizuar e udhëheq baxhanaku i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

“Për të gjitha ngjarjet eventuale ku do të paraqitej ose paraqitet më tej në denoncimet qoftë nga qytetarët, qoftë nga disa institucionet, z. Sasho Mijalkov, prokurori publik Jovan Ilievski është përjashtuar nga veprimi në atë prokurori publike”, theksoi Marko Zvërlevski, prokuror publik.

Zvërlevski konfirmoi se janë proceduar kallëzime penale kundër prokurorëve special publik të dyshuar se gjoja kanë kryer presion mbi dëshmitarë si dhe se janë të ftuar në seancë dëgjimore. Janeva përveç për punën e saj u pyet edhe për pronën e saj. Ajo tha se ka dy banesa në emër të fëmijëve të saj dhe se prona e saj do të rritet edhe më tej, nga trashëgimia e prindërve të saj dhe nga dhjetë gishtat e sa

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *