Home / Lajme / Maqedoni / Grubi: Gafurr Dugollin e liroi Ali Ahmeti

Grubi: Gafurr Dugollin e liroi Ali Ahmeti

Shef i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, për gazetën “DNEVNIK“, ka konfirmuar se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafur Dugollit pasi arrestimi i shtetasit kosovar ka qenë me motive politike.

“Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe në bazë të veprës joekzistuese dhe aktakuzë që na vendosi neve dhe gjyqësinë në situatë të palakmueshme. Patjetër të gjendej formë që të dilej nga kjo situatë. Kjo nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë pasi bëhet fjalë për akt politik. Mu për këtë Ali Ahmeti tha ndal keqpërdorimit të të drejtës ndërkombëtare nga ana e autoriteteve serbe dhe se atë nuk do ta lejojë në Maqedoni”, ka thënë për “Dnevnik” Grubi.

Dugolli edhe gjatë një intervistë në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, pati falënderuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z.Ali Ahmetin, dhe të gjithë ata që kanë bërë presion për lirimin e tij.

Ndryshe Dugolli është një mik shumë i ngushtë i Ish Komandandit të UÇK-së, Ali Ahmeti ku kanë luftuar bashkë edhe në luftën e vitit 1998 në Kosovë për çlirimin e tokave shqiptare kundër okupatorit serb.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *