Home / Lajme / Maqedoni / Grubi: Lista e votuesve mund të pastrohet deri ne zgjedhje

Grubi: Lista e votuesve mund të pastrohet deri ne zgjedhje

BDI vlerëson se koha që ka në dispoziocion KSHZ-ja është e mjaftueshme për pastrimin e listës zgjedhore dhe se nuk ka arsye për cilën do palë për mospjesëmarrje në zgjedheje.

Kështu ka deklaruar Artan Grubi nga kjo parti. Grubi tha se pjesëmarrja e të gjitha partive politike në këto zgjedhje është e domosdoshme dhe e mirëpritur për demokracinë në vend, raporton televizioni Shenja.

“Ne jemi plotësisht të bindur që ka mjaftueshëm kohë për ti zbatuar të gjitha reformat e nevojitura dhe numri që ju e përmendet 310 mijë votues të kontestueshëm në fakt përbëhet prej 100 mijë votues të cilët do të kontrollohen në terren dhe afërsisht 100 mijë të tjerë të cilët do të jenë subjekt kontrolle administrative në ofiqarinë dhe në MPB”, deklaroi Grubi.

Ai poashtu ka thënë se gjatë kësaj periudhe deri në zgjedhjet e parakohshme, mund të rregullohet edhe çështja e mediave ndërsa theksoi se partitë po zhvillojnë negociata në këtë drejtim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *