Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Idrizi në takim me drejtorin e EVN-së Ardit Sadiku

Hazbi Idrizi në takim me drejtorin e EVN-së Ardit Sadiku

Komuna e Bogovinës në vazhdimësi i ka përcjellur zhvillimet progresive dhe me interes të qytetarëve të saj. Interesimi ynë ka qenë që qytetarët të kenë kushte e parakushte sa më të mira për shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Përherë jemi interesuar për atë se, si janë duke rrjedhur punët në instalimin e çdo rrjeti të ri në institucione, në ndërmarrje të ndryshme të cilat veprojnë në komunën tonë, por kemi pasur interesim të veçantë që të kontribuojmë edhe në lehtësimin e procedurave për kyçje të qytetarëve në rrjetin elektik.

Ka pasur raste kur në formë individuale kemi intervenuar nëpër shtëpi e fshatra, gjithnjë me idenë që askush mos të ketë telashe me këtë fushë shumë të rëndësishme jetike, pikërisht me rrejtin elektrik, tha kryetari i Komunës së Bogovinës pas takimit që pati sot me drejtorin e EVN-së z.Ardit Sadiku.

Në frymën e këtij takimi u bisedua që në nivel të Komunës së Bogovinës të ngriten edhe pesë trafostacioneve.

Hazbi Idrizi përherë ka kërkuar që të ngritet niveli i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe EVN-së, meqë sipas z. Idrizi EVN në këtë rajon dhe gjithandej ka interesa të mira.Mu për këtë kërkohet një balans më të shëndoshë bashkëpunimi; të krijohen mundësi sa më të mira për qytetarët, me qëllim që të dy faktorët, të dy palët të jenë në koorespondencë të mirë veprimi dhe mos të ketë ankesa nga asnjëra palë.

Dëshiroj që qytetarët e Komunës së Bogovinës të jenë të kënaqur me shërbimet që ofron EVN.

EVN gjithsesi se duhet të bëjë më shumë për qytetarin, me qëllim që në këtë pistë veprim të krijojmë ambient më pozitiv dhe një nivel kuptimi për rëndësinë e kulturës qytetare në pagesën e faturave elektrike.

EVN në shumë drejtime të veprimit të saj në teren sigurisht se duhet të bëjë më shumë për qytetarët e Komunës së Bogovinës, ishte këmbëngulës kryetari i Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Një koment.

  1. muamed dehari

    Kur folet per qytetaret : e vertet eshte se evn esht nje fabrike parash qe qytetareve u jep shum me pak se sa ata merritojn. jam Muamed Dehari me pune dhe qendrim te perkoheshem ne SHBA me vendbanim te perhershem ne fshatin sellarc. Dua te i bej me dije publikisht kryetarit te komunes dhe zoteris ne kry te evn se disa herre jemi drejtuar evns per permiresimin e gjendjes faktike sa i perket furnizimit me rryme elektrike; adekuat theksoj per dy kerkesa te nje pasnjeshme per nje trafo perforcuese ne pjesen e eperme te fshatit.rrymen e kemi aq te dobet sa qe qirijt jan me te shendritshem se dritat e evn’se!! a mos bisedojm per pagesen e denaret qe merr evn nga keto konsumues. I bej thirje zotrit kryetar qe te angazhohet pakes me shum ne venien presion ndaj ketij institucioni per permisimin e gjendjes ne pjesen perendimore te fshatit(aktualisht ne lagjen veri nga pusi i fshatit).konsumuesit pavaresisht se ku jetojn e veprojn kan te drejt sherbimi te plot per denaret qe paguajn!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *