Home / Lajme / Botë / Holanda mbyll burgjet, nuk ka kriminela që ti dënoj

Holanda mbyll burgjet, nuk ka kriminela që ti dënoj

Holanda në vitin 2013-të ka mbyllur 19 burgje, sepse në vend nuk ka kriminel të mjaftueshëm për të mbushur burgjet. Tani të njëjtin fat e presin edhe pesë burgje. Ndryshe me këtë lëvizje 2000 persona do të mbesin pa punë, prej të cilëve vetëm 700 do të shpërndahen në vende tjera të punës.

Sipas ekspertëve holandez, ekzistojnë shumë faktor të cilët kanë ndikuar në këtë trend, ndërsa mes tyre janë ligjet më liberale në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, fokusi në rehabilitimit në vend të dënimit dhe forcimi I bartjes së dorëzave elektronike me qëllim njerëzit përsëri të inkuadrohen në sistem.
Studimi I publikuar në vitin 2008 ka treguar se dorëzat elektronike kanë ulur numrin e atyre që janë kthyer veprave kriminale për dallim nga dënimi tradicional.
Në vend që të dënuarit të kalojnë kohën në qeli dhe të hanë ushqim në llogari të tatim-paguesit, ata kanë përsëri mundësi të kenë punë dhe të kontribuojnë për shoqërinë.
Kështu Holanda ka 17 milion banorë, ndërsa prej tyre në burg janë vetëm 11.600.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *