Home / Lajme / Maqedoni / Hoxha Rexhep Memishi nga Çairi sot u dënua me 7 vit burg

Hoxha Rexhep Memishi nga Çairi sot u dënua me 7 vit burg

Gjashtë të akuzuarit në rastin “Qelia” u dënuan sot me nga 5 vite burg, përderisa njëri prej tyre u dënua me 7 vite burg, transmeton TetovaSot.

Pas marrëveshjes me Prokurorinë, i akuzuari i parë në rast, hoxha nga Cairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje dhe organizimin e regrutimit të ushtarëve për në luftë në Siri.

Pesë të tjerët kanë qenë pjesë e grupit që ka marr pjesë në logjistikë dhe organizimin e ushtarëve për luftë në Siri.

Gjykata tani duhet që të vazhdoje të vendos edhe për 5 të akuzuarit tjerë për të cilët po diskuton për akuzën dhe ankesat e avokatëve.

Ata nuk po e pranojnë fajin.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *