Home / Kryesoret / Humb jetën shoferi që u përplas tek hekurat në urën “Goce Delcev” në Shkup (FOTO)

Humb jetën shoferi që u përplas tek hekurat në urën “Goce Delcev” në Shkup (FOTO)

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në urën “Goce Delçev” kanë njoftuar nga SPB Shkup.

Bëhet fjalë për një person të  moshës 60-vjeçare, shoferi i makinës “Fiat Punto” i cili nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve.

Sipas policisë mëngjesin e sotëm në orën 9:50, së pari ka ndodhur një aksident mes makinës “Fiat punto” dhe “Citroen”, të dy makina me targa të Shkupit, ndërsa më pas “punto” ka goditur gardhin e urës. Shoferi është tërhequr nga ana e njësitit të zjarrfikësve, ndërsa Ndihma e shpejtë nuk ka arritur ta që ta shpëtoj.

Policia po kryen ekspertizë në vendngjarje.

Identiteti i personit që ka humbur jetën do të publikohet më vonë.

vetura vet

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *