Home / Lajme / Rajon / I dehur në timon, arrestohet shoferi: Më vdektë motra mos na merr në qafë

I dehur në timon, arrestohet shoferi: Më vdektë motra mos na merr në qafë

Policia po vijon aksionin e saj për ndalimin e drejtuesve, të cilët ngasin automjetet në gjendje të dehur ose që kanë konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Rasti i fundit është shënuar në orët e mbrëmjes së kaluar, ku një drejtues mjeti është ndaluar pas testit të kryer nga i cili rezultoi se kishte konsumuar alkool së tepërmi.

Shoferi pasi informohet se do të shoqërohet në komisariat, pasi nuk mund të udhëtojë me pasagjerët në atë gjendje, u kthehet policëve rrugorë duke iu thënë se është për në Lezhë.

“Më vdektë motra mos më merr në qafë”, kanë qenë këto fjalët lutëse të shoferit, por pavarësisht këtyre, policët e kanë arrestuar duke e shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *