Home / Lajme / Botë / I pastrehu e ndihmoi në stacion, vajza preket dhe ja çfarë bën…

I pastrehu e ndihmoi në stacion, vajza preket dhe ja çfarë bën…

Bëj mirë dhe mirë do të gjesh. Kjo shprehje vlen për një të pastrehë, i cili ndihmoi një vajzë që kishte mbetur e vetme në orët e natës në një stacion. Nicole Sedgebeer, humbi trenin nga Londra për në Milton Keynes.

Duke e parë dëshpërimin e vajzës bjonde, i pastrehu i afrohet dhe i propozon që të ulet në një kafene që ishte 24 orë hapur, duke i premtuar se do të vinte në mëngjes për ta marrë, transmeton jetaoshqef.al një shkrim.

Ai quhej Mark dhe në orët e para të mëngjesit, burri u shfaq në derën e lokalit, e mori 21-vjeçaren dhe e shoqëroi deri tek stacioni i trenit.

E prekur nga ky veprim, Nicole e rrëfeu ngjarjen në rrjetet sociale dhe nga aty ndërmori nismën për të grumbulluar para për të pastrehët.

Në vetëm 3 ditë, ajo grumbulloi 10 mijë paund, nga të cilat pjesa më e madhe do të shkojnë për Markun.

Ky rast tregon se ndonjëherë nxitohemi dhe i gjykojmë njerëzit nga pamja e jashtme, si kopertinën e një libri, por të tillë shembuj shërbejnë për të ndryshuar mendimet që kemi për njerëzit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *