Home / Kryesoret / Imer Aliu, PDSH: Gafur Dugolli pasojë e Ali Ahmetit!

Imer Aliu, PDSH: Gafur Dugolli pasojë e Ali Ahmetit!

Shkruan: Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Imer Aliu

Këta të BDI-së dhe VMRO-së si duket me gjithë mend mendojnë se munden që një qytetarë të Republikës së Kosovës t’a trajtojnë në këtë mënyrë siç po e trajtojnë Gafur Dugollin?! Vetem ndalimi i tij me kërkesë të Serbisë është akt i papranueshëm. Mbajtja e tij në paraburgim është skandal, por që në fakt flet për katandisjen e një grupi të njerëzve në qeverinë e maqedonisë që veten e quajnë përfaqësues legjitim të shqiptarëve.

Por ama, çdo shashtrisje për këtë rast, nga sjellja e qeverisë BDI-VMRO, apo nga afërsia maqedono-serbe do të ishte naive, pasiqë, është pikërisht kjo qeveri që me votat e ministrave dhe deputetëve te BDI-së, nënshkruajti e miratoi me dhjetra marrëveshje me serbinë që fillojnë nga bashkëpunimi policor, ai gjyqësorë, qasje të ndërsjelltë në dosjet gjyqësore dhe jo vetëm, e deri te funksionimi me ambasada dhe përfaqësi konzulare të përbashkëta, bëri që bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Serbisë të jetë si në nivelin e një shteti të vetëm!

Këtë situatë BDI dhe Ali Ahmeti, jo vetëm që nuk e ndaluan por përkundrazi e ndihmuan dhe i bënë avokatinë. Të mos harrojmë, resorët përgjegjës për këtë rast kanë emra shqiptarësh, Adnan Jashari ministër i drejtësisë dhe Zemri Qamili zëvendës ministër i punëve të brendshme. Rasti i Kumanovës, vrasja dhe gjykimi që ju bëhet një numri të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës është një dëshmi shtesë se rasti i Gafur Dugollit nuk është përjashtim, por vetëm edhe një rast tjetër në vazhdën e situatave të pafundta gjatë “qeverisjes” së Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Është për të ardhur keq se në çfarë niveli ka rënë Qeveria e Kosovës e cila ka lejuar që autoritetet e maqedonisë, përfshi Ali Ahmetin, të sillen në këtë mënyrë me qytetarët e Kosovës. Kjo arrogancë është e patolerueshme, ashtu siç është e papranueshne që nga ana e Kosovës nuk ndërmeret asgjë, dhe lejohet që të dergjen burgjeve të maqedonisë më dhjetra qytetarë të saj të dënuar në gjykime skandaloze dhe të montuara, në ndërkohë që ambasadori i Kosovës në Maqedoni sillet sikur përfaqëson ndonjë organizatë joqeveritare, nga ata njëqëllimshe, që i përdor BDI për nevojat e veta, e jo si përfaqësues i një shteti sovran! Kjo qasje e autoriteteve qeveritare të Maqedonisë ndaj Kosovës duhet urgjentisht të ndërpritet dhe autoritetet kosovare të fillojnë të reagojnë më zëshëm me qëllim që raste të këtilla të mos përsëriten. Një fillim i mirë për të gjithë, në veçanti për Kosovën, do të ishte të pranohet një fakt që nënkupton një dështim të pamohueshëm, ai është Ali Ahmeti!./Ditari.mk/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *