Home / Kryesoret / Intervista e parë e komandant Sokolit për luftën e vitit 2001

Intervista e parë e komandant Sokolit për luftën e vitit 2001

Në një video të xhiruar nga gazetari Sulejman Kllokoqi për agjencionin e lajmeve Associated Press prezantohet situata në fshatin Malin në malet e Karadakut të Shkup në vitin 2001.

Në këtë video zhvillohet një intervistë me komandant Sokolin dhe komandant Hoxhën (Xhezair Shaqirin). Gjithashtu pjesë e videos janë edhe Komandant Maliq Ndrecaj dhe Komandant Tali (Miftar IsIami).

Komandat Sokoli në këtë intervistë thotë se, Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet. Ai thekson se kjo është arsyeja e daljes në skenë të UCK-së.

“Qëllimi i UCK-së është që pushtetit maqedonas por edhe botës tia bëjmë të qartë se shqiptarët në Maqedoni janë 45 për qind dhe ata duhet me pas të drejtën e kombit shtetë-formues. Nuk kemi qëllime me ndryshu kufijë në Ballkan, as me ushtru dhunë ndaj civilëve, pavarësisht kush janë ata, serb, maqedon apo shqiptar. Qëllimi jonë është vetëm e drejta e shqiptartëve në territorin e Maqedonisë”, është shprehur Sokoli.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *