Home / Lajme / Maqedoni / Ish komandanti i policisë, Ivica Ancevski ia vendosi në gojë pistoletën ish ministrit Boshkovskit

Ish komandanti i policisë, Ivica Ancevski ia vendosi në gojë pistoletën ish ministrit Boshkovskit

Maqedonia vazhdon të tronditet me aktakuzën ndaj ish shefit të policisë sekrete në Maqedoni, Sasho Mijallkov i cili akuzohet se ka dhënë urdhër që gjatë arrestimit policor të torrturohet ish ministri, Lube Boshkovski i cili aktualisht gjendet 5 vite në burgun e Shkupit shkruan Zhurnal Maqedoni.

Mësohet se Mijallkov urdhërin për torrturë ia ka dhënë ish komandantit të policisë , Ivica Ancevski-PUKI i cili gjatë arrestimit Boshkovskit ia kishte vendosur pistoletën në gojë.

Për shkak të kësaj dhe sjelljeve tjera, Anceveski dhe Mijallkov gjenden nën hetime te Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë.

Ndryshe, mësohet se ish komandanti i njësitit policor “Alfat” dyshohet se ka diplomë të falsifikuar dhe në një fotë shihet së bashku me ish ministren e policisë Gordana Jankullovska dhe ish zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *