Home / Lajme / Maqedoni / Ish luftëtarët e 2001-shit: Për pozitën e shqiptarëve, elitat politike duhet të jenë një zë

Ish luftëtarët e 2001-shit: Për pozitën e shqiptarëve, elitat politike duhet të jenë një zë

Në ditët kur po shënohet 15 vjetori i krismave të para që shënuan fillimin e Luftës së 2001-shit ish ushtarët e UÇK-së, respektivisht pjesëtarët e Luftës së 2001-shit shprehen krenarë që ishin pjesë të kësaj epoke historike për kombin, por njëherit edhe të dëshpëruar nga rrethanat politike që po stagnojnë në vitalizimin e idealeve të po kësaj lufte.

Rafiz Haliti i njohur me nofkën “Mësuesi”, ish komandantë, tani përfaqësues në institucionet e Maqedonisë, zv/kryetar i Kuvendit mendon se shqiptarëve në Maqedoni u ngelet edhe shumë punë për të bë.

“Shqiptarët duhet të kenë statusin e kombit shtetëformues të Maqedonisë, kjo ishte njëra ndër synimet kryesore në luftën e 2001. Gjithsesi se flamuri jonë duhet të jetë në institucionet shtetërore, duke u nisur nga Kuvendi, Qeveria e kështu me radhë. Përdorimi i gjuhës shqipe, nuk është arritur ne atë nivel që ne e kishim për synim më 2001, që gjuha shqipe të përdoret në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Dhe, kuptohet për një barazi të plotë të shqiptarëve, gjithë qytetarët e Maqedonisë Marrëveshjen e Ohrit ta kuptonin dhe pranonin si një shans për ardhmërinë e Maqedonisë- për barazinë e gjithë qytetarëve. Kështu MO nuk u perceptua nga elitat politike në RM. Sot kemi institucione pa prezencën e shqiptarëve, kemi edhe institucione që ende nuk e kanë arritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, tha për Portalb Haliti.

Në pyetjen e Portalb se çfarë duhet bërë që mos të ikin edhe 15 vite tjera e ne prapë të stagnojmë, Haliti me përgjigje:

“Kampi politik shqiptar duhej prej 2001 duhej të flet me një zë kur është në pyetje pozita e shqiptarëve në Maqedoni. Them këtë sepse, aty ku janë interesat kombëtare, pavarësisht interesave partiake, qasja jonë si shqiptarë duhet të jetë e njëjtë dhe të flitet me një zë. Në këtë drejtim çdo herë nuk kemi qenë të njëzëshëm ka pasur raste që në si pjesëtar të luftës nga liderë politik kemi qenë të sulmuar, duke na thënë se nuk ka pasur nevojë për një luftë të 2001-shit”, përfundoi Haliti.

Nga ana tjetër, Besim Hoda, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në deklaratën e tij për Portalb shprehet se si pjesëtarë i UÇK-së, ai dhe të tjerët ndjehen krenarë sa herë që përkujtojmë këta data të shënuara në historinë tonë më të re.

“Ndjehemi të privilegjuar që patëm mundësinë që të jemi pjesë e kësaj historie, histori kjo e shkruar edhe me gjakun, gjymtyrët dhe djersën e qindra e mijëra vajzave dhe djemve më të devotshëm të kombit si dhe mbështetjen materiale dhe morale nga shqiptarët kudo që janë!”, shprehet për Portalb Hoda.

Mirëpo, sipas tij, duke parë se si kjo vlerë gjithëkombëtare po venitet e shitet vit pas viti nga disa individ apo grupacione politike, që edhe guxojnë të thirren edhe në emër të UÇK -së, vetëm për të rehabilituar vetveten dhe për të siguruar beneficione materiale për ta dhe familjet e tyre.

“Sigurisht që ndjehemi thellësisht të indinjuar dhe të revoltuar. Sepse, qëllimi i sakrificës dhe kushtrimit të vitit 2001 ishte kryekëput për të siguruar një të ardhme më të mirë, më të begatë e më të sigurt për popullin shqiptarë në këta troje dhe për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur nga përfaqësuesit politik të “demokracisë” dhjetëvjeçare të këtij kuazi shteti të brishtë”, deklaroi për Portalb Hoda.

“Fatkeqësisht garnitura politike e dalë nga lufta nënçmoi djersën dhe gjakun e kësaj sakrifice, por mbi së gjithash denigruan vetveten e tyre, sepse shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ua tregojnë rrugën atyre që shkelin mbi vlerat e kombit të vet!”, përfundoi Hoda.

Edhe ditëve në vijim vazhdon shënimi i datave historike. Ish Brigada 115 nesër për ta shënuar 15 vjetorin e krismave të para në Graçan të Shkupit do të vizitojë Prekazin, ku do të priten nga kryefamiljari i Familjes Jashari, Rifat Jashari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *