Home / Sport / Izair Emini nuk ndalet duke shenuar gola për Kuksin

Izair Emini nuk ndalet duke shenuar gola për Kuksin

E njëjta minutë, i njëjti rezultat, i njëjti autor. Izair Emini, është gjithmonë ai heroi i këtij Kukësi. Ashtu si në sfidën ndaj Lacit sulmuesi shqiptar nga Maqedonia realizoi golin e fitores në minutën e 72-të, me verilindorët që këtë herë në Zeqir Ymeri mundën po 1-0 Tërbunin. Fitorja e 4-t radhazi për Kukësin në Superiore që vjen sërish nën shenjën e Eminit. Me këtë sukses skuadra e Duros ruajti vendin e tretë në kampionat të cilin e ndan me pikë të barabarta, 44 sëbashku me Teutën. Për Tërbunin pas kësaj disfate rënia një kategori më poshtë është gjithnjë e më pranë.
Për të tentuar fitoren e 4-t radhazi në kampionat, trajneri Duro e nisi sfidën me dyshen Dvornekovic-Emini përpara. Në Zeqir Ymeri takimi nisi me Kukësin më kërkues. Në minutën e 9-t pas një aksioni të rrjedhshëm verilindorët arritën të fitonin një 11-metërsh, pasi portieri i pukjanëve Eglant Haxho pengoi brenda zone, Izair Eminin. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër Edon Hasani i cili në rrugën e tij drejt golit u ndal nga shtylla duke humbur kështu një mundësi të shkëlqyer për të kaluar Kukësin në avantazh. Kundërpërgjigja e Tërbunit erdhi 6 minuta më pas kur Endri Lala me një goditje fluturimthi nga brenda zonës pas asitit të Jovanovic goditi shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Kolici. Në të 25-tën provoi edhe kroati Matija Dvornekovic por Haxho reagoi shumë mirë. Pjesa e parë u mbyll me një tentativë të Izair Eminit, por sulmuesi nga Tetova nuk ezekutoi sic duhet një goditje standarte nga limitet e zonës, me topin që u ndal nga muri mbrojtës. Për të kuptuar që kjo ishte ndeshja e shtyllave shërbeu mësëmiri një goditje nga distanca e Ansi Nikës në të 48-tën e cila u stampua në traversë. I pafat sërish Kukësi. Për të përforcuar sulmin 6 minuta më pas trajneri Klodian Duro nxorri nga fusha një mbrojtës si Rrahman Hallaci për ti bërë vend bomberit brazlian Mateus Lima. Në të 64-tën Emini për pak sa nuk realizoi me një goditje të zgjuar nga larg. 5 minuta më pas ishte Ansi Nika që vuri në vështirësi serioze Haxhon. Presioni i Kukësit drejt portës së Tërbunit u rrit ndjeshëm gjatë minutave në vazhdim aq sa në të 72-tën vendasit arritën më në fund të zhbllokonin shifrat me të përhershmin Izair Emini.
Pas një aksioni të gjatë të verilindorëve Malota me një krosim nga e majta e sulmit gjeti të lirë brenda zone Hasanin i cili me kokë bëri rolin e spondit për Eminin i cili nga shumë afër portës nuk fali duke ndëshkuar Haxhon. Ky ishte goli i 7-të në kampionat në 8 takime gjithsej për 30-vjecarin nga Tetova me fanellën e Kukësit. Në minutën e 89-të Shameti iu afrua golit të dytë por pa arritur ta gjejë dot atë. Deri në fund shifrat në Zeqir Ymeri nuk ndryshuan më me Kukësin që mori kështu një tjetër fitore në Superiore.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *