Home / Kuriozitete / Ja atletet më të reja që lidhen vetë

Ja atletet më të reja që lidhen vetë

Kompania sportive “Nike”, ka lansuar në treg një sërë produktesh të reja, mes tyre edhe atlete me lidhëse që lidhen vetë.

Ato janë të mbushura me ajër në thembër dhe të përbëra nga polimeri, që parandalon fërkimin dhe acarimin e lëkurës. Produktet u prezantuan në një event në Nju Jork.

“Merr këpucën, thjesht fute në këmbë. Kur këmba të futet plotësisht, automatikisht përmes sensorëve, lidhëset lidhen vetë dhe ti je rehat dhe komfort. Nëse do rregullim të mëtejshëm, mjafton të shtypësh njërin prej butonave për vetëm 2 sekonda” shpjegoi drejtorja e inovacionit dhe prodhimit e Nike, Tiffany Beers, transmeton Oranews.

Nike dhe përdoruesit, kanë akses ekskluziv për produktet e reja, edhe për këto atlete që quhen HyperAdapt 1, që janë këpucë me një motorr të vetëm, që forcojnë apo lirojnë lidhëset, duke iu përgjigjur komandës së atletit.

Debutimi dhe produktet e reja të Nike vijmë vetëm pak kohë përpara kampionatit evropian të futbollit dhe lojërave olimpike në Rio, duke siguruar kostume dhe linja të reja, me peshë më të lehtë dhe me fibra fantastike, që i lehtësojnë lodhjen edhe sportistëve.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *