Home / Lajme / Maqedoni / Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

Prokuroria Speciale sot hapi lëndë të re me emrin “Tortura”, lëndë e cila ka të bëjë me mënyrën e burgosjes së ish kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, njofton Portalb.

PSP, njoftoi se gjatë burgosjes së Boshkovskit, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të burgosjes të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë burgosjes, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si është burgosur Boshkovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *