Home / Kryesoret / Janeva: 80 politikanë gjenden nën hetime, në mesin e tyre edhe shqiptarë

Janeva: 80 politikanë gjenden nën hetime, në mesin e tyre edhe shqiptarë

Prokurorja speciale, Katica Janeva ka bërë të ditur se ka hapur 30 raste ku nën hetime gjenden 80 persona nga Maqedonia. Kështu bëhet e ditur në raportin e parë gjashtë mujor të prokurorisë speciale publike.

Bëhet fjalë për 29 lëndë të cilët janë hapur në vitin 2015 që kanë të bëjn me vepra të jashtligjore që i kanë kryer 77 persona, ndërsa një lëndë është hapur gjatë vitit 2016 e cila ka të bëj me vepër të pa ligjëshme ndaj 3 personave.

Në raportin e prokurores speciale thuhet se ndaj 10 personave është ngritur procedurë për vepër penale “shkelje e së drejtës zgjedhore”, ndërsa ndaj 37 personave të tjerë është ngritur akuzë për keçpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Poashtu ndaj 12 personave është ngritur vepër penale për shkelje të lirisë dhe përcaktimit të votuesve, një person është akuzuar për keqpërdorim të të dhënave personale, gjashtë persona për vepër penale “përgjim i pa autorizuar dhe audio-inçizim”, si dhe për vepra të tjera të cilët i kanë kryer funksionarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe, jo zyrtarisht mësohet se në mesin e të dyshuarve gjenden edhe politikanë aktual shqiptarë dhe ish funksionarë të lartë shtetëror.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *