Home / Kryesoret / Janeva injoron Anevskin, nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve

Janeva injoron Anevskin, nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve

Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve, në seancën e sotme do të duhet që vet të shqyrtojnë raportin e punës së Prokurorisë Speciale, pa prezencën e prokurores speciale,Katica Janeva, prej të cilës kanë pritur që t`i jap sqarime për detajet në raport, dhe të përgjigjet në pyetjet e tyre, se pse e ka përmendur në raport se e kanë penguar punën e Prokurorisë Speciale..

Para seancës së sotme në të cilën Këshilli i Prokurorëve do ta shqyrtoje raportin, kryetari Petar Anevski theksoi se e kanë ftuar prokuroren Janeva që të marr pjesë dhe t`i jap sqarime për thëniet se ato i kanë bërë obstruksione punës së Prokurorisë Speciale, por edhe t`i bëjnë bashkë me Marko Zvrlevskin, në lidhje me çështjen e kompetencës mbi lëndët e Magjar Telekom, Verushevski, Zaev dhe pastaj të sjellin vendim se cila prokurori është kompetence, ajo e thjeshta ose kjo specialja.

Nga Prokuroria Speciale Publike thanë se Katica Janeva sot nuk do të shkoje në Seancën e Këshillit të Prokurorëve, pasi që në ligj është përmendur se dërgohet raporti dhe nuk ka obligim ligjor që të mbrohet, e as që ka qenë deri më tani praktikë që ndonjë prokuror të sqarohet ose ta mbroje raportin e punës para Këshillit të prokurorëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *