Home / Lajme / Maqedoni / Janeva nesër prezanton raportin për punën gjashtë mujore të saj

Janeva nesër prezanton raportin për punën gjashtë mujore të saj

Prokuroria speciale e Maqedonisë, nesër para Këshillit të prokurorëve publik do ta prezentoj raportin e punës dhe aktiviteteve gjashtë mujore të saj.

Ky është obligim ligjorë i Prokurorisë Speciale, ndërsa edhe pse nuk publikohet raporti para se të paraqitet te Këshilli I Prokurorëve publik, në të do të përfshihen lëndët të cilët janë në kompetencë të prokurorëve special, posaqërisht për ato që janë hapur hetimet.

Raporti përmban aktivitetet e prokurorisë speciale publike, apo përparimin e arritur në raport me lëndët konkrete.

Përveç rrjedhës së hetimeve për të cilat nuk do të kumtohen informacione të besueshme, prokurorët do të mund ti arsyetojnë harxhimet që janë bërë gjatë periudhës gjashtë mujore të funksionimit të prokurorisë speciale publike. Për këtë e obligon ligji për prokurori speciale publike.

Sipas informatave të Prokurorisë speciale publike, nga ky organ i përndjekjes penale janë hapur tri procedura për hetime që kanë të bëjn me parregullësi zgjedhore, në të cilat sit ë dyshuar kryesor janë funksionarë të mëparshëm të lartë të pushtetit, si ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish Ministri i Transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski si dhe 15 parahetime të reja të cilat i përkasin vërtetimeve në lidhje me financimin e mediave, keçpërdorimin e procedurave për furnizime publike, fshehjeve tatimore, larjes së parave, veprimeve të ndryshme korruptive, keçpërdorimit të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, hetimeve financiare, si dhe keçpërdorime të procedurave që I përkasin punëve ndërtimore.

Në lëndën “Titanik” e cila e para u paraqit në opinion ndiqen nëntë persona, për ta prokurorët special kërkuan arrest, por gjykatësi në procedurën paraprake e më pas edhe Këshilli i Gjyqit nuk përcaktuan masë për sigurim.

Prokuroria speciale publike thotë se nuk mund të ndikon mbi dëshmitarët, për çka edhe kanë ofruar dëshmi në Gjyq, por Gjyqi jashta praktikës e cila nënkupton përcaktim të arrestit, gjithëher kur janë në pyetje vepra të krimit të organizuar, nuk morri guximin që ti arrestoj funksionarët e pushtetit, thuan nga Prokuroria speciale.

Përveç lëndëve për të cilat është hapur hetim, është e mundur që në raportin e prokurorisë speciale publike të përshkruhen edhe refuzimet e institucioneve shtetërore të cilat nuk duan të bashkëpunojnë me prokurorinë lidhur me rastet e hapura nga ana e saj.

Ndryshe kohë më parë porkuroja speciale, Katica Janeva, publikoi informacione se një numër i madh i organeve dhe institucioneve shtetërore nuk duan bashkëpunim edhe pse për ta është një obligim ligjorë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *