Home / Lajme / Maqedoni / Janeva: Nuk kam detyrim ligjorë të jem prezent në dorëzimin e raportit

Janeva: Nuk kam detyrim ligjorë të jem prezent në dorëzimin e raportit

Katica Janeva nuk u shfaq kur paraqiti raportin e saj për punën dhe aktivitetet në gjashtë muajt e fundit të Institucionit që ajo drejton, që shkaktoi pakënaqësi në mesin e Këshillit të prokurorëve publik. Gjithashtu anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë presin që ajo të paraqitet personalisht për të treguar transparencën e institucionit që ajo drejton.

Janeva tha se nuk kishte asnjë detyrim ligjor që të jetë e pranishme në dorëzimin e raportit, edhe pse argumentet e deputetëve thonë se është praktikë e zakonshme secili që kryen funksion zyrtar publik të jap raport personalisht personi që drejton dhe kështu të tregohet një transparencë e plotë e Inistitucionit, gjegjësisht të Prokurorisë Speciale Publike

Ndryshe Janeva ka publikuar Raportin e saj 6 mujor deri të Kuvendi dhe Këshilli për Prokurori publike, sepse ashtu është e paraparë me ligj. Ku ka shënuar se përgjatë këtyre 6 muajve ka hapur 120 procedura parahetimore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *