Home / Kryesoret / Janeva takoi prokuroren rumune Laura Kodruta Kovesi

Janeva takoi prokuroren rumune Laura Kodruta Kovesi

Prokurorja Speciale Katica Janeva sot zhvilloi takim me Laura Kodruta Kovesi, prokuroren kryesore të Drejtorisë kombëtare për anti-korrupsion në Rumani, e cila po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në konferencën me temë: “Lufta efektive kundër korrupsionit në nivel të lartë: Çështje individësh apo çështje sistemi?”. Diskursi i Kodruta Kovesit, do të jetë i fokusuar në parakushtet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Prokurorja rumune do të flasë për atë nëse lufta kundër korrupsionit është një përgjegjësi kolektive, a jemi në rrugën e duhur për të arritur luftë të paanshme dhe efektive kundër korrupsionit të nivelit të lartë apo kërkohet edhe shumë punë për t’u bërë. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Jes Bejli.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *