Home / Kryesoret / Jankullovska i quan “terrorist” shqiptarët e grupit të Kumanovës, pa mbaruar gjykimi

Jankullovska i quan “terrorist” shqiptarët e grupit të Kumanovës, pa mbaruar gjykimi

Ish ministrja e policisë maqedonase, Gordana Jankullovska vazhdon t’i quaj terrorist pjestarët e grupit të Kumanovës të cilëve ende gjykata penale e Shkupit nuk u ka shqiptuar asnjë dënim shkruan Zhurnal Maqedoni.

Me këtë Jankullovska përmes një postimi në Facebook mer rolin e gjykatës ndaj grupit të shqiptarëve të cilët kryesisht janë nga Kosova. Ajo madje rastin e Lagjesë së Trimave tenton që ta krahasoj me sulmet terroriste që ndodhën dje në aerportin dhe metron e Brukselit ku humbën jetën së paku 34 persona të pafajshëm.

“Këtë mëngjes në Bruksel ka sulm terrorist. Në Shkup ka gjykim për terroristët të cilët vranë 8 policë në Lagjen e Trimave.Nuk ka përgjigje tjetër kundër terrorizmit, përvec se duhet reagimi i ashpër dhe i vendosur “, shkruan mes tjerash Jankullovska në Facebook.

Ndryshe para një viti më 9-10 maj në lagjen e Trimave në Kumanovë u përleshën forcat speciale maqedonase me grupin e Kumanovës ku bilanci ishte 10 shqiptar të vrarë dhe 8 policë humbën jetën nga forcat elite maqedonase.

29 antarët e grupit të Kumanovë ende janë në paraburgim në Maqedoni dhe shumica janë nga Kosova. Ndaj tyre vazhdon séanca gjyqësore, ndërsa gjykimi do të bëhet pas disa muajsh.

EKSPEE

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *