Home / Lajme / Botë / Japonia kujton 5 vjetorin e cunamit të tmerrshëm

Japonia kujton 5 vjetorin e cunamit të tmerrshëm

Japonezët u mblodhën në Tokio, përgjatë bregut verilindor të shkatërruar të vendit, për të mbajtur një minutë heshtje, për të kujtuar tragjedinë e para 5 viteve, kur një tërmet i tmerrshëm prej 9 shkallësh shkaktoi cunamin që la të vdekur më shumë se 18 mijë njerëz.

Perandori japonez Akihito, perandorja Michiko dhe kryeministri Shinzo Abe, e drejtuan ceremoninë në Tokio, ku morën pjesë shumë zyrtarë dhe të mbijetuar.

“Shumë njerëz që janë prekur nga cunami tani po plaken dhe brengosem se disa prej tyre mund të vuajnë të vetëm, në vende ku sytë dhe mendjet tona nuk mund të arrijnë”, ka thënë perandori japonez, duke shtuar se është me rëndësi që asnjë person që ndodhet në vështirësi të mos harrohet, në mënyrë që ata t’i kthehen normalitetit.

Rreth 180 mijë njerëz mbeten ende të zhvendosur, pasi punimet ende vazhdojnë, por, shumë njerëz duan të kthehen në shtëpitë e tyre, përfshirë edhe ata në afërsi të centralit bërthamor në Fukushima.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *