Home / Lajme / Maqedoni / Jetimët s’ka kush i dëgjon në Maqedoni

Jetimët s’ka kush i dëgjon në Maqedoni

Në mungesë të ndihmës së nevojshme shtetërore, fëmijët pa prindër dhe familjet me gjendje ekonomike të dobët të drejtat e tyre mundohen t’i realizojnë përmes shoqatave humanitare, shkruan KOHA.

Shoqata “Ndërtojmë të ardhmen” numëron 30 anëtarë vullnetarë, të cilët kujdesen për fëmijët pa prindër dhe ata me gjendje të vështirë ekonomike. Ilija Jovanoviq, kryetar i kësaj shoqate, thotë se edhe fëmijët jetim edhe familjet me gjendje ekonomike të dobët nuk e kanë përkrahjen e duhur nga shteti.

Financimi i këtyre fëmijëve bëhet përmes Ministrisë për punë dhe politikë sociale, por sipas kësaj kategorie të njerëzve, kjo ndihmë është e pamjaftueshme.

Të vetmin përkrahje shteti për fëmijët jetim është se ka mundësuar një ndihmë minimale në të holla, por edhe lehtësim gjatë punësimit. “Shteti kujdeset për këta fëmijë deri në punësimin e tyre. Deri më tani funksionon mirë ligji për punësimin e jetimëve, ku fëmijët pa prindër punësohen në ndërmarrje publike dhe institucione shtetërore”, thotë Jovanoviq. Ai vetë jeton në banesë të shtetit për të cilën paguan qira minimale prej 2.500 denarëve në muaj.

Shoqata “Ndërtojmë të ardhmen” bën përpjekje që familjet të cilat nuk kanë përkujdesje sociale, ndihma tjera nga Ministria e punës ose institucionet, t’ju ofrohet ndihmë për të arritur të përfitojnë një ndihmë sociale. Ilija Jovanoviq nga kjo shoqatë thotë se fëmijët duhet të regjistrohen në kopshte, në shkolla fillore dhe të mesme, të mos jenë analfabetë, e të enden rrugëve. Ndërsa, për familjet me ndihmë sociale kërkohet të mos paguajnë taksë për në shkollë, meqë familjet nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet që arrijnë mbi 1500 denarë në kopsht.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *