Home / Lajme / Maqedoni / Jolevski kërkoi mbështetje nga SHBA-ja për integrimin e Maqedonisë në NATO

Jolevski kërkoi mbështetje nga SHBA-ja për integrimin e Maqedonisë në NATO

Republika e Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pandashme me NATO-n dhe ka mbështetje të plotë nga SHBA-ja në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në Aleancë, konkluduan ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji, në takimin e djeshëm në Ministri. Në takim, ministri Jolevski kërkoi mbështetje nga SHBA-ja, si partner strategjik, në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Varshavë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski është fokusuar në proceset dhe programet e deritanishme zhvilluese në Ministri dhe Armatë, të cilët tha, dëshmojnë se Maqedonia është e gatshme për anëtarësim në NATO – Vazhdojmë me reformat në mbrojtje, ndërsa fillon edhe procesi i modernizimit i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Armatën. Me modernizimin, ARM-ja do të bëhet armatë e fuqishme për integrimin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë dhe njëherit do të bëhet tërësisht interoperativ me armatat e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Me modernizimin do të përmbushen obligimet nga qëllimet partnere, të cilat janë harmonizuar me NATO-n, thotë Jolevski.

Ai shtoi se bëhet fjalë për trajnim të pavarur dhe aftësim të pjesëtarëve të ARM-së, me çka mbahet dhe përparohet interoperativiteti me partnerët e NATO-s.

Hojt Ji theksoi se SHBA-ja i njeh praktikat e mira në procesin e reformave të Armatës dhe të Mbrojtjes dhe se vendi jep mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë. Ai shprehu kënaqësi të jashtëzakonshme nga bashkëpunimi bilateral në sferën e mbrojtjes, i cili, tha, është shembull për bashkëpunim midis dy vendeve miqësore, të cilat janë partnerë strategjik.

Duke biseduar për krizën e migrantëve e cila e kaploi kontinentin, ministri Jolevski e informoi bashkëbiseduesin për angazhimin e Armatës në kufirin jugor. Me këtë rast theksoi se është e nevojshme që Bashkimi evropian, por edhe bashkësia më e gjerë ndërkombëtare të dakordojë strategji gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e konfliktit në Siri dhe si të përballet me fluksin e migrantëve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *