Home / Lajme / Maqedoni / Jolevski kërkon pranimin e Maqedonisë në NATO që të përforcohet stabiliteti në Ballkan

Jolevski kërkon pranimin e Maqedonisë në NATO që të përforcohet stabiliteti në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski bëri thirrje për pranimin e Maqedonisë në NATO, me qëllim që të përforcohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit në jehonën e krizës së emigrantëve. Deklarata e Jolevskit e dhënë gjatë vizitës në Slloveni, vjen në pritje të samitit të korrikut të NATO – s në Varshavë.

“Maqedonia tregoi se është anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare. Kriza e refugjatëve është dëshmi shtesë se të gjitha vendet e rajonit duhet të integrohen në strukturat e NATO-s, nëse qytetarët dhe qeveritë e tyre e duan këtë. Ne besojmë se rajoni do të jetë më stabil nëse në të ka më shumë anëtare të NATO-s”, ka deklaruar ministri Jolevski në Slloveni.

Asoshiejted pres i cili e transmetoi deklaratën, shkruan se Maqedonia me dekada është ngujuar në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO për shkak të vetos greke. Është theksuar se Maqedonia gjatë muajve të kaluar ka lejuar qindra mijëra emigrantë të kalojnë përmes territorit të saj, nga Greqia drejt Evropës Veriore, por e ka kufizuar kalimin e tyre nën presionin e Austrisë dhe shteteve të tjera ballkanike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *