Home / Kryesoret / Jugohrom ka dy zgjidhje: Ose të vendos filtra ose të mbyllet

Jugohrom ka dy zgjidhje: Ose të vendos filtra ose të mbyllet

Ekspertët kërkojnë vendosjen e filtrave ose mbylljen e ndotësit më të madh të ajrit në Pollog Jugohromit. Në një tribunë të organizuar në UEJL për këtë çështje, ambientalistët thanë se sipas studimeve të bëra në Pollog, ka rezultuar se Jugohromi ndikon 40 për qind në ndotjen e ajrit.

“Kjo analizë ka rezultuar me atë se opsioni më i mirë është vënia e filtrave për prashitje por kjo nuk jep përgjigjen se kush duhet dhe si duhet ta bëj këtë. Dihet i mbetet menaxhmentit ta bëj këtë por ka mundësi të gjendet edhe ndonjë marrëveshje të bëhet me qeverinë apo pushtetin lokal. beneficionet që do kishim në rast të vënies së filtrave janë në anën e qytetarëve gjegjësisht në shëndetin e tyre”, tha Rade Gogovski. Shoqata AKUA, Strugë.

Në debatën e sotëm po ashtu i konstatua se, me investimin në mjedisin jetësor, me theks të veçantë në filtrat e Jugokromit si dhe deponitë e egra, shteti do të kursej shumë më shumë mjete që harxhohen për shëndetësinë, gjegjësisht për të sëmurët në sistemin respirator dhe të sëmurët me kancer.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *