Home / Kryesoret / “Jugohrom” rinisi me punë

“Jugohrom” rinisi me punë

Jugohromi pas dy muaj pauze, përsëri ndezi furrat dhe filloi me punë. Organizatat Joqeveritare për ruajtjen e ambientit reaguan ashpër duke kërkuar që kombinati të lejohet të punojë vetëm pas vendosjes së filtrave ekologjik.

Kompania Jugohrom konfirmuan nisjen e punës pa vendosjen e filtrave, ndërsa sic thanë për momentin punojnë me dy furra apo me 30% nga prodhimtaria e kombinatit. Për momentin në punë janë kthyer 400 punëtorë.

“Për 20 ditë do ta marim lejen e ndërtimit, me çka do të fillojmë me aktivitetet ndërtimore. Ne disa aktivitete ndërtimore i kemi në fazën përfundimtare, çdo gjë është gati, terreni është përgatitur për ndërtimin dhe është zgjedhur kompani ndërtuese”, Vasko Skenderovski, drejtor i Jugohromit.

Skenderovski thotë se gjatë dimrit kur nuk ka punuar Jugohromi, ndotja në Tetovë ka qenë e lartë dhe se në vitin 2016, kur nuk kanë punuar, ndotja ka qenë më e madhe se më parë. Pritet që vendosja e filtrave të fillojë më 15 mars.

“1 mars ditë e bukur në Maqedoni. Do ishte edhe në Tetovë, por këtu abonimi për ajër të pastër sot ka përfunduar. Nisi prej sot përsëri tymi, helmi dhe ndotja vdekjeprurëse për tetovarët dhe tjerët. Gjatë ndërprerjes dy mujore u pa qartë se helmuesi Jugohrom e ndot këtë qytet për 40% më shumë.

Në përkthim, nëse nga pasojat e ndotjes me Jugohromin çdo muaj vdesin 10 njerëz, pa Jugohromin vdesin 4 më pak, me rihapjen prej sot, do të vdesin edhe këto 4 njerëz! Ky ndotës kolektiv në këto dy muaj ndërprerje nuk ka bërë asgjë për të merituar lejimin e rihapjes nga ministria dhe qeveria e me këtë meritojnë vetëm mallkimin nga ata që i helmojnë.

Me këtë shihet qartë se kjo Qeveri gangsterësh po subvencionon vdekjet në Tetovë. Herët ose vonë dënimin e merituar do ta marin edhe nga qytetarët edhe nga ligji. Ndërkohë dënimin do ta paguajnë edhe familjet dhe fëmijët e tyre që jetojnë dhe frymojnë në po këtë vend”, thonë nga Eco Guerilla.

Gjithashtu lexo

Ky çift nga Maqedonia përmendet nga e gjithë bota për një arsye shumë të veçantë

Dasmat në Maqedoni shpeshtohen gjatë verës dhe kjo ndikon që me raste të ndodhin edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *