Home / Lajme / Maqedoni / “Jugohromi” ia nis me punë!

“Jugohromi” ia nis me punë!

Fabrika Jugohrom nga Jegunovca sot ka rifilluar me punë, duke i ndezur vetëm dy furra, – informon Drejtori gjeneral i fabrikës, Vasko Skenderovski.
Hapjen e fabrikës ai e arsyeton me faktin se “Jugohromi” nuk është i ventmi ndotës në vend, duke mos përmendur dot që shumica e popullatës në vendin ku ajo hedh helmin e vet kancerogjen është pikërisht popullatë shqiptare.

Sipas tij, do të ristartohen edhe furrat tjera, duke arritur kështu nivelin e mëparshëm, duke shtuar se do të vendohet edhe sistemi filtrues, edhe pse tashmë një gjë e këtillë po bën histori.
“Në fazë finale është marrja e lejes për ndërtim, ndërkaq tashmë është zgjedhur ndërmarrja që do t’i realizojë punimet.
Shpresojmë se do ta respektojmë afatin që deri më 31 tetor të vitit 2016 ta vendojmë sistemin filtrues”, – deklaroi Skenderovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *