Home / Kryesoret / Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Zulfi Aliti nga Dobroshti,Komuna e Tearcës

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Zulfi Aliti nga Dobroshti,Komuna e Tearcës

Sot në fshatin Dobrosht, Komuna e Tearcës (Maqedonia Shqiptare) është ndarë nga kjo botë veterani i arsimit, Zulfi Aliti.

Mësuesi Zulfi Aliti ka qenë një ndër mësuesët më të devotshëm të shumë gjeneratave shqiptare. Atë sot e kujtoi edhe nxënësi i tij, tani profesor universitar, Hasan Jashari. Z.Jashari thotë se, mësuesi Zulfi Aliti ka qenë mësuesi im i parë.Ai ka qenë mësues i shumë gjeneratave.

Gjatë gjithë jetës së tij ju përkushtua dijes, ju përkushtua arsimit.Shembëlltyra e tij ka qenë prej një mësuesi të përkushtuar. Me punë e tij ai nxori në dritë shumë gjenerata të përgatitura dhe të arsimuara, ashtu siç duhet që të mësohet e të përgatitet një fëmijë, një nxënës, një student.

Gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit, por edhe në moshë të thyer ai interesohej për për të arriturat e ish nxënësve të tij dhe për të arriturat e shkollës shqipe këtu dhe më gjerë.

Ai ishte mësues me dinjitet e me shpirtë të pastërt. Gjithë jetën e kaloi me një zemër të pasur e të dlirë.

Në këtë rast, me gjithë angazhimin e tij arsimor lirisht mund ta quaj se, mësuesi Zulfi Adili ishte Mësues i Popullit, thotë profesor, Hasan Jashari.

Një ngushëllim të veçantë në këto momente për mësuesin dhe familjen e tij nga redaksia e të Përditshmes Elektronike Kombëtare “Maqedonia Shqiptare”.

Mësues, puna jote përherë do të vlerësohet!

Pusho qetë, mësuesi Zulfi Adili!

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *