Home / Sport / Kaçe transferohet në Inter?

Kaçe transferohet në Inter?

Ylli i PAOK-ut, Ergys Kaçe mund të përfundoj në Inter gjatë afati kalimtar të verës.

Kalimi i Ergys Kaçes nga PAOK-u në Inter nuk është thjeshtë vetëm spekulim. Kalimi i mesfushorit shqiptar te gjiganti nga Serie A mund të ndodh gjatë verës.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Nicos Kaguioulis në një intervistë për gazetën e përditshme sportive italiane, Gazzetta Dello Sport.

”Po, konfirmoj që interesi është i vërtetë, por nuk është vetëm Interi që po e ndjek, janë dhe shumë klube të tjera europiane. Ne kemi folur disa herë me PAOK-un në lidhje me të ardhmen e djaloshit që ka një kontratë deri në qershor të 2017 me klubin”, ka deklaruar ai.

“Përsëris, Interi është i interesuar por ka dhe klube të tjera. Me siguri që djaloshit do t’i pëlqente të luante me Interin pasi është një klub i madh europian, do të ishte një shans i madh për karrierën e tij, por në këtë moment besoj se më parë duhet të flasin dy klubet në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ai.

Kaguioulis, i cili e pranon se kanë pasur kontakte me Interin gjatë janarit, ka bërë të ditur se kartoni i mesfushorit të Kombëtares shqiptare sillet rreth 2-3 milion euro.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *