Home / Lajme / Maqedoni / Kallëzim penal për një të punësuar në Komunën e Strugës

Kallëzim penal për një të punësuar në Komunën e Strugës

Kundër të punësuarit në komunën e Strugës P.A. (48) nga fshati Zagraçan të Strugës është ngritur padi penale për “mashtrim” dhe “keqpërdorim të detyrës”.

P.A. në fillim të vitit të kaluar në cilësinë e personit zyrtar i punësuar në komunën e Strugës, duke shfrytëzuar pozicionin e tij dhe me tejkalimin e kompetencave të tija zyrtare, një personit nga Struga I ka premtuar ndryshim të planit urbanistik për një parcelë me çka në mënyrë kundërligjore ka marrë 12.500 euro, kanë njoftuar nga SPB Strugë.

P.A fillimisht si udhëheqës i sektorit për përkrahje administrative të këshillit, ndërsa nfa maji 2015 si udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektoriale, me qëllim që të përfitoj materialisht, ka shkaktuar huti tek F.R, nga Struga duke i premtuar se mund të bëj ndryshim në planin urbanistik të parcelës numër 1922 KO Strugë.

Ai të dëmtuari I ka premtuar se në vend të objekteve të paraparë për industri, në parcelën e kadastrit mund të vendos objekt për banim, duke I thënë se propozimi i tillë ka kaluar në Këshillin e Strugës. Edhe pse e ka ditur se kjo nuk është e saktë, i denoncuari P.A ka kërkuar dhe në tre raste ka marrë 12.500 euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *