Home / Lajme / Botë / Kamikazët në aeroportin e Brukselit ishin vëllezër

Kamikazët në aeroportin e Brukselit ishin vëllezër

Dy kamikazë që kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Brukselit të martën, kanë qenë vëllezër, raportojnë mediat belge. Transmetuesi RTBF thotë se Khalid dhe Brahim el-Bakraoui kanë qenë të njohur për policinë.

Personi i tretë, që është fotografuar me ta, është në arrati.

Shpërthimet e dyfishta në aeroport dhe një tjetër në një stacion të metrosë në Bruksel kanë lënë të vrarë 34 veta dhe të plagosur rreth 250. Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *