Home / Lajme / Maqedoni / Katica Janeva hap proces kundër “mafias urbane”; a do të goditet kaosi në Çair?

Katica Janeva hap proces kundër “mafias urbane”; a do të goditet kaosi në Çair?

Keqpërdorimi i procedurave që kanë të bëjnë me punë ndërtimore është një nga rastet për të cilat ka hapur procedurë parahetimore Prokuroria Speciale Publike. Në përkthim, kjo do të thotë se PSP po përgatit një goditje të rëndë kundër të ashtuquajturës “mafia urbane”. Për shqiptarët e Shkupit me rëndësi jetike është nëse do të përfshihet në këtë lëndë edhe kaosi urbanisitik në komunën Çair, si komunë e vetme urbane me shumicë shqiptare në Shkup.

Ndryshe prokuroria Speciale Publike përmes një kumtese ka njoftuar sot se ka hapur 15 procedura parahetimore që kanë të bëjnë me financimin e mediumeve, keqpërdorim të procedurave për furnizime publike, evazion fiskal, larje parash, veprime të ndryshme korruptive, dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, hetimeve financiare, keqpërdorim të procedurave që kanë të bëjnë me punë ndërtimore, e kështu me radhë. Lidhur me këto raste por edhe raste tjera, pritet pres konferencë e re e Prokurorisë Speciale në “kohë shumë të shkurtër”, që sipas gjitha gjasave do të jetë gjatë kësaj jave.

“Dëshirojmë të theksojmë se në vijim janë edhe procedurat tjera parahetimore që zhvillohen në këtë Prokurori publike. Nga ajo që në këtë moment mund të njoftojmë, është se në kuadër të një procedure parahetimore, pas urdhërit të dhënë nga gjykatësi, janë marrë lëndë që mund të shërbejnë si dëshmi në procedurë penale dhe kjo procedurë parahetimore vazhdon. Më tepër detaje lidhur me lëndët që janë në rrjedhë dhe kjo procedurë parahetimore vazhdon. Më shumë detaje për lëndët që janë duke u punuar do të njoftohen në pres konferencë që do të caktohet shumë shpejtë”, njoftuan nga PSP.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *