Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënon ish gjenerali maqedonas Angellov: Ende ka bijë maqedonas të cilët do të luftojnë

Kërcënon ish gjenerali maqedonas Angellov: Ende ka bijë maqedonas të cilët do të luftojnë

Ish gjenerali maqedonas Stojançe Angellov përmes një postimi në Facebook është kërcënuar se ende ka maqedonas të cilët do të përleshen me shqiptarët për ta mbrojtur atdheun e tyre.

Sipas tij në Maqedoni çdoherë ka pasur trima dhe patriotë të cilët i kanë dalur në mbrojtje atdheut në momente më të vështira, duke aluduar në vitin 2001 kur forcat maqedonase të sigurisë u përleshën me ish luftëtarët e UÇK-së.

Angellov këto vlerësime i ka bërë në rrjetin e tij social Facebook, si reagim ndaj ngjarjeve të fundit në Butel të Shkupit, ku shumë protestues shqiptarë dolën kundër vendosjes së Kryqit, pasi ky simbol rrënon bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërsa BDI-ja është parti e cila promovom bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare të cilën e ka dëshmuar që nga dita e themelimit të saj.

Më poshtë e keni postimin e tij të plotë në Facebook
stojance-fb

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *