Home / Lajme / Botë / Këta janë 4 kamikazët e Brukselit

Këta janë 4 kamikazët e Brukselit

Terrorizmi ka goditur sërish zëmrën e Europës. 34 të pafajshëm humbën jetën si pasojë e sulmeve në Bruksel dhe mbi 170 të tjerë mbetën të plagosur të martën e 22 Marsit 2016.

14 persona humbën jetën në aeroportin Zaventem të kryeqytetit belg dhe 20 në metronë Maalbeek. Ishte ora 08:00 e mëngjesit kur dy shpërthime goditën aeroportin dhe nuk do të kalonte shumë, por 79 minuta më pas, në orën 09:19, një tjetër shpërthim u dëgjua në një metro pranë selisë qëndrore të Bashkimit Europian, nga i cili raportohen 20 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann. Policia belge ka arrestuar rreth orës 11:00 dy të dyshuar një milje nga stacioni i metrosë Maelbeek ku ndodhi shpërthimi. Paraprakisht sulmet raportohen të jenë të karakterit terrorist dhe të ndërlidhura me arrestimin e të dyshuarit për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.

Policia belge ka shpërndarë disa foto për të cilët thuhet se, janë personat që kanë shkaktuar atentatet vdekjeprurëse në Bruksel. Aty duken 4 personat, 3 prej të cilëve kanë qenë në aeroportin e Brukselit dhe një tjetër në metro.ISIS merr përsipër sulmet në Bruksel

I ashtuquajturi Shteti Islamik merr përsipër sulmet në Bruksel. Përmes një deklarate që është shpërndarë nga agjencia e lajmeve A’maq

“Luftëtarët të shtetit islamik ndërmorën një seri sulmes dhe shpërthimes sot ku objektiv ishin Aeroporti dhe Metroja në qendër të Brukselit, nhë vend i cili ka marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS

kanë qëlluar benda aeroportit Zaventem përpara se disa prej tyre të lidhur me breza me eksploziv, si martirë kanë hedhur veten në erë në Metronë Maalbeek. Nga sulmi flitet për 230 të vdekur dhe të plagosur” thuhet në njoftim

ISIS publikon foton e fëmijës së vrarë në Bruksel: Godasim sërish

Terroristët e të ashtuquajturit Shteti Islamik ISIS, pasi kanë marrë zyrtarisht përsipër autorësinë për sulmet terroriste në Bruksel, kanë paralajmëruar për të tjera sulme.

Terroristët publikuan foton e një fëmije të vdekur nga ngjarjet e sotme në kryeqytetin belg. Së bashku me foton ISIS dërgon kërcënimin e radhës.

“Ky është një shpagim për ato që Europa ka bërë në Irak dhe Siri”,- thuhet në një mesazh në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ISIS.

“Do të godasim sërish, përgatituni”,- thuhet në një tjetër mesazh të Shtetit Islamik.

3 kamikazë po përgatisin sulmin e radhës

Nuk kanë të sosur s dhe situata në Bruksel. Shërbimet sekrete irakene njoftojnë autoritetet belge për një tjetër sulm.

Sipas këtyre shërbimeve, 3 kamikazë janë gati për t’u hedhur në erë në kryeqytetin belg. Policia ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Forca të shumta të ushtrisë janë në rrugët e Brukselit, për të krijuar siguri, ndërsa qytetarët janë ende të shokuar nga sulmet e mëngjesit.

Bruksel, “Shurramani” kthehet në simbol guximi

Kushdo që ka vizituar Brukselin e di që statujë e djalit që urinon është një nga atraksionet më të mëdha të qytetit.

Statuja, e cila përshkruan një djalë të vogël duke urinuar, mund të duket si e çuditshme për vizitorët, por statuja historike është bërë disi i një përfaqësues jozyrtar të kryeqytetit belg.

Në fakt, qyteti i Brukselit përshkruan këtë statujë si “emblemën e shpirtit rebel të qytetit të Brukselit”.

Por pas sulmeve të fundit në Bruksel, ajo është ende jo zyrtarisht, në emblemën e guximit të belgëve.

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *