Home / Sport / Kikboksieri Hasani synon titullin e botës

Kikboksieri Hasani synon titullin e botës

Muharrem Hasani, njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, këtë vit synon ta fitojë titullin e kampionit të botës.

Njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, Muharrem Hasani, i cili fundi fitoi titullin e vlefshëm botëror “IFN – Illyrian Fight Night”, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Hasani, në një intervistë për Kosova Boxing ka bërë të ditur se këtë vit synon ta fitojë edhe titullin e kampionit të botës.

Ai me 28 maj në Aarau të Zvicrës do të përballet me Nicolai Falin në versionin WFC deri -95 kg.

Kurse, në fund të vitit synon ta mposht kampionit aktual botëror në “Superkombat”, rumunit Andrei “Mr. KO” Stoica.

Z. Hasani mirë se vini në vendlindje. Si po ndiheni?

Muharrem Hasani: Mirë ndihem gjithmonë në Kosovë, kjo është vendlindja ime dhe unë kënaqem duke vizituar të afërmit, miqtë, etj.

Si e vlerësoni fitoren e fundit ndaj Sebastian Ciobanu?

Muharrem Hasani: E vlerësoj një fitore mjaft të madhe dhe të vlefshme. Kam punuar intenzivisht për këtë meç për gjatë tre muajve. Dhe puna dha rezultatin triumfues.

Sebastian Ciobanu është një emër i madh në kikboks, ku para se të përballej me ju kishte 45 meçe profesioniste me bilanc prej 27 fitoresh (4 KO), 17 humbjesh (5 KO) dhe një barazimi. A ju keni frikësu përballjes me te?

Muharrem Hasani: Kur jam ftuar nga miku im, Bekim Kryeziu që të paraqitem në evinimentin e tij, të parin “IFN”, kërkesa ime ka qenë të zhvilloj një duel kundër një kikboksieri të madh. Dhe pas disa ditësh Bekim Kryeziu më ka telefonuar duke më pyetur për Sebastian Ciobanu, dhe kam pranuar menjëherë. Motivimi ka qenë mjaft i madh për këtë përballje.

Na thoni sa duhet të stërvitet një kalibër i kikboksierit siç jeni ju për një kundërshtar si Ciobanu?

Muharrem Hasani: Besoni, kam stërvitur plot 3 muaj. Kam humbur 11 kilogramë për të qenë i gatshëm. Kam numëruar vrapimet që kam bërë ku gjithsejtë për këtë periudhë kam zhvilluar 309 kilometra. Përkushtimi, vullneti, dëshira së bashku me motivimin, dhanë fitoren që më gëzoi pa masë.

Ajo që më ka befasuar mua por edhe gjithë opinionin, ishte fitore ndaj Ciobanus me nokaut në raund të tretë. Dihet fuqia e Sebastian Ciobanus, ku edhe kikboksierët e famshëm si Gokhan Saki, Sergei Laschenko, Freddy Kamayo, Xhevat Poturak, nuk kanë mundur ta mposhtin me nokaut. Si ja dole ti?

Muharrem Hasani: Është e vërtetë atë që thua ti, sepse askush nuk e kishte pritur. Unë pata një strategji ku e dija që Ciobanu është tipik agresiv dhe sulmues gjatë gjithë kohës, dhe vendosa që të luftoj në mënyrë defansive dhe kjo dha rezultat. Ai në një çast humbi kontrollin dhe unë e shfrytëzova duke e mposhtur me nakaut.

Si janë planet për këtë vit?

Muharrem Hasani: Do të sfidoj titullin e kampionit të botës me 28 maj në Aarau të Zvicrës. Kundërshtar do të kem rusin me nënshtetësi gjermane, Nicolai Falin. Meçi do të jetë në versionin WFC deri -95 kg.

Deri në fund edhe sa meçe mendoni ti zhvilloni?

Muharrem Hasani: Qëllimi im është që në fund të vitit të luftoj kundër kampionit aktual botëror në “Superkombat”, rumunit Andrei “Mr. KO” Stoica. Do të jetë e vështirë kundër tij, por unë synoj fitore edhe ndaj tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *