Home / Lajme / Maqedoni / Kjo është vjedhja e vitit në Shkup, vjedhësit “pasurohen” për 100 mijë euro

Kjo është vjedhja e vitit në Shkup, vjedhësit “pasurohen” për 100 mijë euro

Rreth 50 mijë euro kesh, 5 mijë franga zvicërane, orë meshkujsh dhe stoli arrë janë vjedhur nga një shtëpi në lagjen Butel të Shkupit, ndërsa vlera e përgjithshme arrin në 100 mijë euro informon gazeta Dnevnik, transmeton Antpress.mk.

Kjo vjedhje është ndër më të rëndat në vitet e fundit në Shkup, duke marrë parassysh se vjedhësit zakonisht nëpër shtëpi gjejnë shuma të vogla të parave.

Interesant ështrë fakti që shtëpia apo baraka nga e cila janë vjedhur parata në lagjen Butel aspak nuk duket si vend ku mund të rruhen aq shumë para. Ashtu kanë menduar edhe fqinjët, të cilët për gazetën Dnevnik kanë deklaruar se aty jeton 63 vjeçari Jordan, i cili ka punuar si nëpunës në spitalin e qytetit në Shkup.

Çka? Kanë vjedhur 100 mijë euro. Aspak nuk e dija se Jordani ruan aq shumë para në shtëpi. Vjedhjen sigurt e ka bërë dikush që e ka ditur se ai rruan aq para, ndryshe pse të hyjë pikërisht në shtëpinë e tij. Shikoni përrreth çfarë pallate ka”thotë një banorë i vjetër i Butelit.

Edhe fqinja e tij ishte e befasuar, fillimisht se ka vjedhje, por edhe se pronarët kanë pasur aq shumë para.
“Nuk kemi dëgju as polici as sirena. Nuk e dinim se ka ndodhur një gjë e tillë tek fqinjët tanë”thotë një grua të cilën e ka intervistuar Dnevnik, transmeton Antpress.mk.

Sipas informatavr zyrtare, vjedhja është paraqitur ditën e hënë edhe pse e njejta ka ndodhur në periudhën prej 16 deri 18 mars në rrugën Ho Shi Min.

“Vjedhja ka ndodhur në rrugën Ho Shi Min, kur vjedhësi i panjohur me përdorimin e forcës ka hyrë në shtëpinë e J.D (63) suke marrë 50 mijë euro, 5 mijë franga zvicërane, ora dore për meshkuj dhe stoli ari”thonë nga polici, duke thënë se orgaet e rendit po punojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Burime policore kanë thënë se vjedhësi lirisht ka hyrë në oborin e shtëpisë sepse ai nuk ka qenë i mbyllur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *