Home / Sport / Klubi më i vlefshëm në botë: Guangzhou Evergrande parakalon Realin, Barcen dhe Unitedin

Klubi më i vlefshëm në botë: Guangzhou Evergrande parakalon Realin, Barcen dhe Unitedin

Guangzhou Evergrande është klubi më i vlefshëm në botë, sipas agjencisë së lajmeve nga Kina “Xinhua”.

Në bazë të të dhënave të fundit të vlerës së aksioneve, klubi kinez vlen 3.35 miliardë dollarë.

Më 2015, revista prestigjioze Forbes kishte renditur Real Madridin si klubin më të vlefshëm sportiv me vlerë prej 3.2 miliardë dollarë, ndërsa Barcelona ishte e katërta me 3.16. Manchester United ishte i pesti me 3.1 miliardë dollarë, transmeton koha.net.

Xinhua raporton se vlera e aksioneve të Guangzhou Evergrande është rritur shumë kohëve të fundit dhe tani vlen rreth 21.8 miliardë yuan ose 3.35 miliardë dollarë.

Në shkurt, Guangzhou fitoi Super Ligën e Kinës dhe AFC Champions Ligën më 2015.

Aty luan edhe Jackson Martinez që u transferua në janar nga Atletico Madridi për 42 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *