Home / Kryesoret / Konferencë përkushtuar luftës kundër korrupsionit

Konferencë përkushtuar luftës kundër korrupsionit

Luftë efikase kundër korrupsionit të lartë: çështje e personit ose e sistemit” është temë e konferencës e cila sot do të mbahet në Shkup në të cilën do të debatohet për paanësinë, integritetin dhe efikasitetin në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, si dhe për përgjegjësinë individuale përballë përgjegjësisë kolektive në luftën kundër korrupsionit.

Në konferencë do të flasin Laura Kodruta Kovesi, prokurore kryesore në Drejtorinë kombëtare për antikorrupsion në Rumani dhe Katica Janeva, prokurore publike në Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve. Ato do të debatojnë me temën, paanësia, integriteti dhe efikasiteti në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.

Në hapjen e kësaj konference mes tjerash, duhet të mbajnë fjalime ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari dhe drejtori i parë ekzekutiv i QMBN-së, Aleksandar Krzhalovski.

Joana Avadini, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për gazetari të pavarur nga Rumania, Rusllan Stefanov, drejtor i programit ekonomik, Qendra për ruajtje të demokracisë nga Bullgaria, dhe Sllagjana Taseva, kryetare e Transparensi Internaconal Maqedoni, do të flasin në sesionin e pasdites për përgjegjësinë individuale përballë asaj kolektive në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *