Home / Lajme / Rajon / Konfiskohen 60 kg drogë, arreston tre persona (Foto)

Konfiskohen 60 kg drogë, arreston tre persona (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar rreth 60 kg substancë narkotike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Operacioni policor është realizuar dje, në Han të Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: Sh. H. viti i lindjes 1967, S. H. viti i lindjes 1986, R. Sh. viti i lindjes 1989, që të tre nga Kosova.

Personat e dyshuar sipas policisë kishin në posedim katër automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth 60 kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar; rreth (60) kilogram substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë, ktër (4) automjete të dyshuara të përfshira në rast, një (1) revole e tipit zastava (kal.9mm), dhjetë (10) telefona celular, një (1) aparat digjital, para kesh (345) euro dhe, dokumentacione të ndryshme. /lajmi.net

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *