Home / Lajme / Rajon / Kosovë, mbi 800 vdekje në vit nga ndotja e ajrit

Kosovë, mbi 800 vdekje në vit nga ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit llogaritet se në Kosovë shkakton mbi 800 vdekje të parakohshme në vit, thonë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Skënder Syla, udhëheqës i kësaj organizate në Kosovë, tërheq vërejtjen për rëndësinë që ka mbajtja e mjedisit të pastër për shëndetin dhe jetën e njeriut.

“Këtë fakt e argumenton edhe raporti global i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që vë në ndërlidhje të ngushtë kushtet e ambientit dhe individët që i ekspozohen mjedisit jo të pastër, e që kanë predispozita për sëmundje të ndryshme”.

“Në kontekstin kosovar, ne jemi të vetëdijshëm që kemi probleme të shumta mjedisore, qoftë sa i përket ndotjes së ajrit, të ujit e tokës, por edhe preparateve të ndryshme, pasi dihet se zona të shumta të Kosovës kanë qenë historikisht të ndotura nga mbetjet e plumbit, zinkut etj” , thekson Syla.

Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa të domosdoshme që në vitet në vijim të ketë përmirësim të ndjeshëm të kushteve mjedisore ku jetojnë qytetarët në vend.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *