Home / Kryesoret / Kosovë, ndërpritet seanca e Kuvendit, deputeti i VV-së sërish hedh gaz lotsjellës
PRISHTINË (AA) – Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, më saktësisht deputeti Salih Salihu. ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Kosovë, ndërpritet seanca e Kuvendit, deputeti i VV-së sërish hedh gaz lotsjellës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, më saktësisht deputeti Salih Salihu, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca e sotme e cila filloi me 45 minuta vonesë, nisi me betimin e deputetit të ri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish kryetarit të Kuvendit Komunal të Pejës, Ali Berishës i cili në këtë përbërje të legjislaturës zëvendësoi Ramush Haradinajnë si deputet të AAK-së në Kuvend, pasi që lideri i AAK-së kishte dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit, më 26 shkurt.

Haradinaj ishte tërhequr nga pozita e deputetit në shenjë proteste dhe kundërshtimit me mënyrën e udhëheqjes së Kuvendit dhe Qeverisë nga ana e koalicionit qeveritar PDK-LDK, duke konsideruar se nuk mund të jetë pjesë e një Kuvendi i cili nuk përfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shpallur anti kushtetues marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me Serbinë, për themelimin e Asociacionit të Komunave me hsumicë serbe, si dhe marrëveshjen për Demarkaiconin me Malin e Zi.

Po ashtu, Haradinaj kishte kundërshtuar edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ri, Hashim Thaçit.

Ndërkohë, pas fjalimit të deputetëts së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama lidhur me shënimin e 8 marsit, Ditës së Gruas dhe nevojës për të intervenuar dhe rregulluar ambientin rreth monumentit “Heroinat” në Prishtinë, që nderon të gjitha gratë dhe vajzat që sakrifikuan për Kosovën dhe u bënë objekt i dhunës gjatë luftës. Lama kishte kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës që të rregulloj ambientin për rreth i cili sipas saj është në gjendje të keqe, me baltë dhe i parregulluar.

Menjëherë pas fjalimit të deputetes Lama, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Sali Salihu e ndezi gazin lotsjellës të cili e kishte pranuar nga kolegje e tij nga radhët e VV-së, deputetja Besa Baftiu.

Pas kësaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dha 10 minuta pushim, për të lëshuar ventilatorët e instaluar në sallën e Kuvendit që tash në kohë rekorde po e pastrojnë ajrin, ndërsa pritet që të mbidhet Kryesia e Kuvendit dhe të ndërmarr masa përjashtuese për deputetët që kanë hedhur lotsjellësin.

Aktualisht, deputetët Salihu dhe baftiu po qëndrojnë në sallë, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Rexhep Selimi nga vetëvendosja dhe Daut Haradinaj nga AAK deklaruan se opozita mbetet e bashkuar dhe e vazhdon protestën e saj për të bllokuar punën e Kuvendit, me arsyetim se opozita e kundërshton këtë institucion i cili me veprimet e veta e ka humbur legjitimitetin e vet.

Daut Haradinaj deklaroi që, përgjigjen më të mirë populli do ta jep me 26 mars në protestën e ardhshme mbarëpopullore, kurse Selimi konfirmoj unitetin e opozitës dhe deklaroi që “normalizim të punës në Kuvend mund të ketë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme dhe konstituimit të legjislacionit të ri i cili do të ketë legjitimitet”.

Sipas Selimit nga VV-ja, kjo përbërje dhe shumica parlamentare e udhëhequr nga PDK-ja dhe LDK-ja e ka humbur shumicën në popull dhe veprimet e tyre po e thellojnë më tutje krizën politike.

Sipas axhendës së seancës së sotme, parashihet që në Kuvend të shqyrtohen 18 pika të rendit të ditës, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe proceseve tjera integruese evropiane.

Ndër më të rëndësishme konsiderohet Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin, si dhe Projektligji për Gazin Natyror.

Po ashtu të rëndësishme do të jenë edhe shqyrtimet e para të: Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë, Projektligjit për Energjinë Elektrike, Projektligjit për Energjinë, Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë, Projektligjit për Falimentimin, Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor. Aktualisht, seanca është në pauzë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *