Home / Lajme / Maqedoni / Poposki në mesin e maqedonasve të Tetovës, i inkurajoi ato të bëjnë më shumë fëmijë

Poposki në mesin e maqedonasve të Tetovës, i inkurajoi ato të bëjnë më shumë fëmijë

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki dje e vizitoi Tetovën, transmeton TetovaSot.

Ai realizoi takime me maqedonasit e Tetovës ku theksoi se VMRO-DPMNE fuqishëm është për nxitjen e progresit dhe cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ku në mënyrë të barabartë t`i përkushtohet vëmendje të gjitha rajoneve në shtet.

Poposki theksoi se VMRO-DPMNE po punon në mënyrë të përgjegjshme duke e pasur përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në korniza të vizitës, Poposki realizoi takime me familje me shumë fëmijë, me punëtor sportiv nga Tetova, të rinj dhe të reja, përfaqësuesit e “Bedem”, ndërsa e vizitoi edhe lagjen Shën Kirili dhe Metodi.

Ai gjatë vizitës në Tetovë në mënyrë indirekte i inkurajoi familjet maqedonase që të bëjnë më shumë fëmijë, duke përmendur ndihmën e qeverisë për fëmijën e tretë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *