Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Sadiki: Mësuesi ynë kaloi e sfidoi të gjitha kohërat e vështira

Kryetari Sadiki: Mësuesi ynë kaloi e sfidoi të gjitha kohërat e vështira

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiki, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Studeniçanit me rastin e ‘7 Marsit’- Ditës së Mësuesit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Sadiki thuhet:

“7- Marsi shënon kujtimin për shkollën e parë shqipe, e cila u hap në vitin 1887 në Korçë. Dita e Mësuesit shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e gjatë e të vështirë të arsimit shqip. 7- Marsi është ndër ngjarjet më të rëndësishme, të cilat e përbëjnë lëvizjen e fuqishme të popullit tonë. Shkolla shqipe dhe mësuesi në Karshiakë, nuk ka qenë vetëm vatër e dijës, por edhe e nismave të lëvizjeve të mëdha historike në shërbim të shqiptarisë. Kjo ditë njëherësh na kujton edhe mësuesin tonë në kohëra të vështira e sfiduese, mirëpo mësuesi ynë kaloi e sfidoi të gjitha ato kohëra të vështira për arritjen e misionit të shenjtë për ngritjen e brezave të ardhshëm. Sot mësimdhënësit janë gjithashtu në krye të punës së tyre shumë të rëndësishme e fisnike. Ndaj edhe u takon respekti dhe falënderimi ynë i përhershëm për ta”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Sadiki.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *