Home / Kryesoret / KSHZ do ta kontrolloje edhe mërgatën shqiptare, pse gjendet në Listën Zgjedhore?!

KSHZ do ta kontrolloje edhe mërgatën shqiptare, pse gjendet në Listën Zgjedhore?!

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë duke rrjedhur konsultime për atë se si të tejkalohet problemi me 124.000 votues që kontrolli i kryqëzuar i nxori si kontestues, ndërsa shumica në KSHZ vendosi se nuk ka nevojë që të janë lëndë e kontrollit shtesë, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Cicakovski, transmeton TetovaSot.

Për vendimin se nuk do të ketë kontroll për këtë kategori të qytetarëve, për të cilët nuk është kontestuese se ka të drejtë vote, por nuk ka të dhëna për aktivitet gjatë 8-9 muajve të fundit, për shkak të së cilës supozohet se janë jashtë, votoi edhe Cicakovski, ndërsa seancën e lëshuan anëtarët e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së.

“Gjatë votimit për këtë vendim unë iu bashkova argumentit të një pjese të anëtarëve në KSHZ të cilët kanë frikë se për këtë kategori qytetarësh, ligjdhënësi mund që të parashoh zgjidhje tjera dhe në atë mënyrë t`i kufizohet e drejta e votës.

Në atë drejtim kam përkrahur një zgjidhje të tillë për të gjithë anëtarët në KSHZ, por më shumë për këtë grup qytetarësh, që të kanë besim në procesin zgjedhor, dhe të mos krijojmë mos besim shtesë në shoqëri përmes së cilës do të rrezikohet edhe kontrolli në terren.

Megjithatë është e saktë se nga ky vendim ngelën të pakënaqur dy anëtarët tjerë të KSHZ-së ( nga radhët e LSDM-së ) dhe për të arritur besimin edhe nga ana e tyre në tërë procesin e kontrollit të listës zgjedhore, ne po bëjmë konsultime shtesë se si ta tejkalojmë këtë problem dhe katër partitë më të mëdha politike t`i kthejmë në proces për të kryer kontrollin e listës zgjedhore në mënyrë që të gjithë të kanë besim në proces”, deklaroi Cicakovski./

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *