Home / Kryesoret / KSHZ sot duhet të filloj me inspektimin e listave zgjedhore

KSHZ sot duhet të filloj me inspektimin e listave zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të fillojë inspektimin e 89,383 listave kaotike në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Materialet për anketimin e votuesve, ashtu siç informoi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, tashmë janë paraqitur në zyrat rajonale të Komisionit. Inspektimi në terren do të kryhet nga intervistues të KSHZ-së që janë trajnuar për këtë çështje.

Ata do të vizitojnë qytetarët në adresën e tyre në shtëpi. Nëse nuk gjenden në shtëpi, intervistuesit do t’i vizitojnë përsëri, dhe nëse edhe atëherë nuk do të mund t’i gjejnë, qytetarët do t’iu lihet njoftim për të shkuar në zyrat rajonale të KSHZ-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *