Home / Lajme / Botë / Kuba e ka vaksinën kundër kancerit. Amerika po e kërkon atë

Kuba e ka vaksinën kundër kancerit. Amerika po e kërkon atë

Magazina amerikane Wired, ka publikuar një shkrim në të cilin thuhet se Kuba për disa vjet kishte një vaksinë terapeutike kundër kancerit të mushkërive, por që tani SHBA’ja po e kërkon atë.

Incizimi x-ray i një 55 vjeçareje e diagnostifikuar me kancer në mushkëri, e cila tash e sa kohë po mjekohet me këtë vaksinë, shihet se kjo terapi e ka stopuar rritjen e kancerit në mushkëri.

Administrata e Presidentit Obama janë duke u përpjekur t’i normalizojnë marrëdhëniet me këtë komb, ndërkohë që muajin e kaluar guvernatori Andrew Cuomo në Institution Rosewell Park Cancer, ka finalizuar një marrëveshje me Qendrën e Kubës për Molekula të Imunologjisë për të zhvilluar një vaksinë të kancerit të mushkërive, provat klinike të së cilës do të kryhen në SHBA.

Hulumtuesit amerikanë do të sjellin vaksinën të quajtur “Cimavax” nga SHBA’të për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

“Shansi për të vlerësuar një vaksinë si kjo është një perspektivë shumë emocionuese”, thotë Candace Johnson, kryesuesi i Institutit Roswell Park, përkthen në gjuhën shqipe Gazeta Express.

Ndërkohë që Qendra Molekulare e Imunologjisë do t’i japë Institutit Roswell Park të gjithë dokumentacionin (se si është prodhuar, të dhënat e toksicitetit, rezultatet e eksperimenteve të fundit) për aplikimin në Administratën e Ushqimit dhe Barnave
Johnson shpreson të marrë miratimin për testimin e vaksinës “Cimavax” brenda gjashtë deri në tetë muaj dhe të fillojnë provat klinike brenda një viti.

Pavarësisht sanksioneve ekonomike të vendosura disa dekada më parë midis SHBA’së dhe Kubës, Fidel dhe Raul Castro, tani presidenti i vendit, kanë bërë hulumtime mjekësore, veçanërisht në mjekësinë parandaluese.

Në vitin 1981, në Kubë pati një shpërthim të virusit të etheve, i cili goditi 350 mijë kubanë, qeveria kubaneze themeloi Frontin Biologjik në përpjekje për t’u përqendruar në kërkime nga agjenci të ndryshme ndaj objektivave specifike.

Thomas Rothstein, një biolog në Institutin për Kërkime Mjekësore “Freinstein”, i cili për gjashtë vite ka punuar me Qendrën Molekulare të Imunologjisë, kishin një vaksinë tjetër të quajtur “Racotumomab”, e cila përdorej për trajtimin e kancerit në mushkëri, mekanizmi i së cilës ishte komplet i ndryshëm.

“Hetuesit nga e gjithë bota janë duke u përpjekur për të goditur arrën e kancerit”, thotë Rothstein.

Edhe pse Presidenti Obama e ka përdorur pushtetin e tij ekzekutiv për të hequr disa kufizime ndaj pajisjeve mjekësore dhe kërkimore, Kongresi duhet të heqë embargon kuban para se të bëhen kërkime bashkëpunuese në luftimin e kancerit në mushkëri.

Johnson shpreson ta shohë Kubën në sipërmarrje në shkencë.

Të kufizuar nga politika, studiuesit kubanë kishin përtërij mënyrat e luftimit të kancerit në mushkëri, gjë që SHBA’ja dhe Europa nuk e bëri deri më tani, njofton Gazeta Express.

Ndoshta tani kubanezët do të jenë në gjendje t’i mësojnë kolegët e tyre për atë që kanë mësuar vet.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *